Kronika 12 April 2026, 09:31 Nga VNA

Arrestohet për tu ekstraduar 51-vjeçari i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet për tu ekstraduar 51-vjeçari i dënuar në Itali

Arrestohet për qëllime ekstradimi një i dënuar në Itali për trafikim të narkotikëve dhe vjedhje në rrethana rënduese. Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Ylli Misku, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Bologna, Itali, në korrik të vitit 2022, e ka dënuar me 5 vjet, 11 muaj e 14 ditë burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhje në rrethana rënduese”.

Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme