Kronika 5 April 2026, 09:40 Nga VNA

Arrestohet në Spanjë, i dënuari për rrëmbimin e shokut. E zhduku për drogën e humbur në Greqi

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet në Spanjë, i dënuari për rrëmbimin e shokut.

Arrestohet në Spanjë një i shumëkërkuar i drejtësisë, i dënuar me 20 vite burgim për rrëmbimin e Ridvan Lamajt më 17 qershor 2015.

Bëhet fjalë për Adrian Ogiçin, 40 vjeç, banues në Sarandë.

“Ogiçi është i dënuar me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale, Rrëmbimi i personit dhe Trafikimi i lëndëve narkotike, të kryera në bashkëpunim”, njoftoi policia. Ogiçi, në bashkëpunim me Vitor Islamin, rrëmbyen Ridvan Lamajn, të cilin e bënin përgjegjës për zhdukjen e një sasie droge që kishin trafikuar drejt Greqisë.

Nga hetimet rezulton se më datë 17.6.2015, rreth orës 17:30, i pandehuri Adrian Ogiçi dhe shtetasi A. K. kanë shkuar në banesën e të dëmtuarit Ridvan Lamaj, me qëllim për ta takuar. Aty kanë gjetur bashkëshorten e tij dhe e kanë pyetur se ku ndodhej Ridvani.

Ajo u ka thënë se i shoqi kishte dalë në Sarandë për kafe dhe me kërkesën e të pandehurit, ajo ka folur me të dëmtuarin me telefonin e kunatës së saj. Më pas ka folur edhe vetë i pandehuri Adrian Ogiçi dhe ata janë larguar.

Pas këtij momenti, i dëmtuari Ridvan Lamaj është takuar me të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami, në shëtitoren e qytetit të Sarandës. I dëmtuari është futur në automjetin e të pandehurit Adrian Ogiçi, tip “BMW X5”, me targa 515 IY, ku është ulur në vendin e parë. Në vendin e shoferit ka qenë i pandehuri Adrian Ogiçi dhe në vendin e pasmë, pas vendit të shoferit, është ulur i pandehuri Vitor Islami.

Pasi kanë hyrë në makinë, të tre personat janë larguar nga qyteti i Sarandës. Të pandehurit Ogiçi dhe Islami, duke qenë të bindur që i dëmtuari Ridvan Lamaj ishte personi që kishte organizuar grabitjen e lëndës narkotike në Greqi, në shenjë hakmarrjeje kanë planifikuar dhe organizuar rrëmbimin dhe mbajtjen peng të tij.

Në momentin që i dëmtuari është ulur në vendin e parë të pasagjerit, i bindur se ishte thirrur për të diskutuar për problemet mes tyre dhe pa dijeni për planin e rrëmbimit, pasi janë mbyllur dyert e mjetit dhe makina ka filluar lëvizjen për t’u larguar, të pandehurit Adrian Ogiçi dhe Vitor Islami menjëherë kanë bllokuar lëvizjet e tij, duke i hequr lirinë me forcë, duke realizuar rrëmbimin e tij dhe duke i marrë telefonat celularë që mbante me vete. Ky fakt është provuar edhe nga bërtitjet dhe sharjet që persona të rastësishëm kanë dëgjuar në ato momente.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme