Kronika 26 September 2025, 16:13 Nga VNA

Arrestohet në Shëngjin 36-vjeçari i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet në Shëngjin 36-vjeçari i akuzuar si pjesë e

Policia ka vënë në pranga në Shëngjin shtetasin Fredi Pali, 36 vjeç, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. Arrestimi i tij është kryer në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), më datë 11 prill 2023, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Fredi Pali akuzohet për disa vepra penale të rënda, ndër to “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

Sipas hetimeve, Pali dyshohet se ka qenë pjesë aktive e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në fushën e trafikut të narkotikëve, si dhe i përfshirë në pastrimin e të ardhurave të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Njoftimi i policisë

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Member”, duke vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim nga drejtësia për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

I arrestuari është Fredi Pali, 36 vjeç, banues në Lezhë, i cili u lokalizua dhe u kap nga forcat policore në zonën e Ishull Shëngjinit, pas një hetimi të kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ndaj 36-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) më datë 11 prill 2023, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Fredi Pali akuzohet për disa vepra penale të rënda, përfshirë:

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal;

“Grupi i strukturuar kriminal”;

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet rezulton se i arrestuari ka qenë pjesë aktive e një grupi kriminal, që vepronte në fushën e trafikut të narkotikëve, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në pastrimin e të ardhurave të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.

Materialet procedurale lidhur me këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për hetime të mëtejshme.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme