Kronika 30 September 2025, 17:55 Nga VNA

Arrestohet në Kolumbi shqiptari i kërkuar nga Italia për trafik droge

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet në Kolumbi shqiptari i kërkuar nga Italia për trafik

Një shtetas shqiptar është arrestuar të dielën në Boyacá të Kolumbisë gjatë një kontrolli nga autoritetet e imigracionit. Sipas njoftimeve zyrtare, ai rezulton të jetë i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet italiane për përfshirje në organizata kriminale dhe trafik droge.

I arrestuari është identifikuar si Genti Krasniqi, i njohur si një nga bosët shqiptarë të heroinës dhe një nga më të kërkuarit nga policia italiane.

Hetimet ndaj tij nisën në vitin 2016, kur prokuroria e Milanos zbuloi se një apartament luksoz në qytet përdorej për fshehjen e ngarkesave me heroinë të ardhura nga Tirana. Apartamenti kontrollohej nga një çift – një grua italiane dhe një burrë shqiptar – që dyshohet se ishin të përfshirë në rrjetin e trafikut.

Krasniqi kishte udhëtuar nga Bogota drejt qytetit të Tunjës dhe u ndalua nga autoritetet teksa po përpiqej të kryente një procedurë në Zyrën Kolumbiane të Imigracionit. Dyshohet se ai kishte zgjedhur të lëvizte drejt Boyacá për të shmangur kontrollet më të rrepta në kryeqytet dhe në pikat e zakonshme të kalimit, duke menduar se Tunja do të ishte një vend më i sigurt për të qëndruar pa u zbuluar.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme