Kronika 6 November 2025, 09:33 Nga VNA

Arrestohet në flagrancë efektivi i policisë në Durrës, mori 60 mijë lekë ryshfet për të liruar një mjet

Ndaje në Whatsapp

Arrestohet në flagrancë efektivi i policisë në Durrës,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Durrës–Kavajë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë G. H., me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Durrës.

Sipas AMP, arrestimi u krye pas veprimeve hetimore me metoda speciale, gjatë të cilave u provua se punonjësi i policisë kishte kërkuar dhe marrë nga shtetasi E. S. shumën prej 60 mijë lekësh të reja, në këmbim të nxjerrjes së mjetit nga pika e bllokimit dhe mosvendosjes së një mase administrative. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Efektivi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me SPAK për të zbuluar nëse në këtë veprimtari të paligjshme mund të jenë të përfshirë edhe persona të tjerë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme