Kronika 8 March 2026, 09:05 Nga VNA

Arrestohet në Belsh i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me mbi 15 vite burg

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet në Belsh i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me

Forca e Posaçme Operacionale arreston një të shumëkërkuar nga Italia.

“Në Belsh, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Andrea Gjini alias Andrea Kuqja, 61 vjeç, banues në Belsh.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Lucca-s (Itali), në vitin 2016, e ka dënuar me 15 vjet, 9 muaj e 18 ditë burg për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”, njoftoi policia. Pritet të realizohet ekstradimi i tij drejt Italisë.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme