Kronika 27 August 2025, 14:44 Nga VNA

Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT Durrës, dyshohet për ndërtim të paligjshëm të resortit luksoz në Ishëm

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT Durrës, dyshohet për ndërtim

Ardian Halili, ish-kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Durrës, është arrestuar nga policia për ndërtim të paligjshëm. Ai dyshohet se në vitin 2017, gjatë kohës që mbante detyrën, ka ndërtuar pa leje disa shtëpi pushimi në fshatin Shetaj, Ishëm. Ky kompleks, i njohur si “Saint Michelle Residence”, përfshin vila luksoze, pishina dhe ambiente shërbimi, dhe është ndërtuar pranë bregdetit, në një zonë të mbrojtur.

Policia e Durrësit njoftoi se Halili u arrestua nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar. Hetimet kanë zbuluar se ky resort është ndërtuar në vitin 2017, kohë kur Halili ishte në krye të IMT-së. Ky rast nxjerr në pah se ndërtimet pa leje kanë prekur edhe nivele të larta të administratës lokale.

Halili mbajti detyrën e kryeinspektorit të IMT Durrës nga 2017 deri në prill 2021. Ai është bashkëshorti i ish-prokurores së Durrësit, Rabiana Halili, e cila pas shkarkimit nga Vettingu mori licencën e avokates dhe sot mbron, ndër të tjerë, edhe Emiljano Shullazin.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme