Kronika 30 March 2026, 09:12 Nga VNA

Arrestohet i riu i armatosur, me precedent për vrasje; procedohet edhe shoferi

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet i riu i armatosur, me precedent për vrasje; procedohet edhe

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i identifikuar si Edrin Varaku, i cili u kap duke lëvizur i armatosur me pistoletë. Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Pasagjeri”, pas informacioneve se i riu lëvizte me armë zjarri.Gjatë kontrollit, Varaku u gjet me një pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ai rezulton i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Në momentin e kapjes, 28-vjeçari ishte pasagjer në një automjet. Policia ka nisur procedimin penal edhe ndaj shoferit të mjetit, i cili akuzohet për moskallëzim të krimit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme