Kronika 30 December 2025, 14:35 Nga VNA

Arrestohet drejtoresha e Ministrisë së Brendshme për kanosje dhe shkatërrim prone

Ndaje në Whatsapp

Arrestohet drejtoresha e Ministrisë së Brendshme për kanosje dhe

Policia e Tiranës ka arrestuar drejtoreshën e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, e dyshuar për kanosje ndaj një shtetasi të huaj dhe për djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, në banesën e tij në rrugën “Hysen Xhura” në Kinostudio.

Sipas uniformave blu, Tomori, i cili zotëron një vilë trekatëshe në zonë, kishte punësuar një të huaj me leje qëndrimi për të kujdesur për katin e parë të banesës dhe për kopshtin. Bime dyshohet se më parë ka djegur krevatin në vilën e ish-bashkëjetuesit dhe më pas ka kanosur të huajin, duke e akuzuar për bashkëpunim me Tomorin dhe kërcënuar se do t’i hiqte lejen e qëndrimit.

Denoncimi është bërë nga vetë Tomori, i cili ka paraqitur edhe dëshmitë e punonjësit të huaj përmes mesazheve kërcënuese të Bimes. Hetimet për rastin vazhdojnë nga autoritetet përkatëse.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme