Kronika 1 April 2026, 08:52 Nga VNA

Arrestohet 59-vjeçari për trafik armësh dhe drogë, policia sekuestron arsenal armësh në banesë

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet 59-vjeçari për trafik armësh dhe drogë, policia

Policia e Durrësit godet një rast të trafikut të armëve dhe arreston një të dyshuar.

Në banesën e tij u gjetën armë dhe sende të tjera të paligjshme.Nga hetimet dyshohet se ky 59-vjeçari i ka trafikuar armët me qëllim shitjen në Shijak.

“Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. V., 59 vjeç, banues në Shijak, si i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë operacionit, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 armë zjarri pistoletë me krehra me fishekë, 3 armë gjahu, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, pjesë armësh, 3 palë dylbi (1 për armët), 1 dron dhe 8 armë të ftohta (thika);
24 doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë, 1 peshore elektronike dhe 6 celularë”, njoftoi policia.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme