Kronika 16 August 2025, 13:31 Nga VNA

Arrestohet 41-vjeçari që plagosi bashkëjetuesen me thikë në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet 41-vjeçari që plagosi bashkëjetuesen me thikë

Policia ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili mbrëmjen e së premtes (15 gusht) plagosi me thikë bashkëjetuesen e tij në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besim Alla”, ndërsa gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, gjendja e saj aktuale nuk është bërë e ditur.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, reaguan menjëherë pas njoftimit për ngjarjen dhe identifikuan autorin e dyshuar, shtetasin F. C., 41 vjeç, i cili u vu në pranga.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) i përdorur në ngjarje.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme