Kronika 22 October 2025, 21:32 Nga VNA

Arrestohen në Angli dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartela të kuqe të Interpolit

Ndaje në Whatsapp
Arrestohen në Angli dy shqiptarë të shpallur në kërkim

Dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartela të kuqe të Interpolit janë arrestuar në Angli nga autoritetet britanike. Mediat angleze bëjnë me dije se të arrestuarit janë Eduart Elezi, 28 vjeç, dhe Xhuljano Hoxha, 30 vjeç, të kërkuar respektivisht nga Gjermania dhe Shqipëria për vepra penale që lidhen me kultivimin e kanabisit.
Eduart Elezi, 28 vjeç, ka dalë këtë të mërkurë para trupës gjykuese britanike, pasi ndaj tij autoritetet gjermane kishin lëshuar një fletë arresti ndërkombëtare. Arrestimi i tij u krye nga skuadra e ekstradimeve e Policisë Metropolitane të Londrës (Metropolitan Police Extradition Unit).

Elezi akuzohet nga drejtësia gjermane për përfshirje në kultivimin e kanabisit, një vepër penale për të cilën autoritetet kërkojnë ekstradimin e tij në Gjermani. Seanca e ardhshme gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së ekstradimit është planifikuar të zhvillohet më 16 shkurt 2026, ku pritet të merret vendimi përfundimtar mbi dorëzimin e tij te autoritetet gjermane. Në të njëjtën gjykatë është paraqitur sot edhe një tjetër shtetas shqiptar, Xhuljano Hoxha, 30 vjeç, i cili është i kërkuar nga Interpol Tirana dhe u arrestua po nga Policia Metropolitane në Londër. Hoxha kërkohet nga drejtësia shqiptare për kultivim të lëndëve narkotike (kanabis), dhe ndaj tij është lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Megjithatë, procesi i ekstradimit të Hoxhës drejt Shqipërisë nuk do të nisë menjëherë. Ai aktualisht përballet me një tjetër çështje penale në territorin britanik. Sipas dokumenteve të gjykatës, më 20 nëntor 2025, Hoxha do të dalë përpara Gjykatës së Manchester-it, ku do të mësojë masën e dënimit për një vepër penale të konsumuar në shtetin anglez. Vetëm pas përfundimit të këtij procesi do të shqyrtohet kërkesa për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Autoritetet britanike kanë intensifikuar së fundmi bashkëpunimin me Interpolin dhe agjencitë ligjzbatuese evropiane për identifikimin dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar që fshihen në territorin e Mbretërisë së Bashkuar.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme