Kronika 10 December 2025, 16:02 Nga VNA

Arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes pas vdekjes së marinarit në Portin e Durrësit

Ndaje në Whatsapp

Arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes pas vdekjes së marinarit

Një 24-vjeçar nga Azerbajxhani humbi jetën të dielën e 7 dhjetorit, në një anije me flamur panamez të ankoruar në Portin e Durrësit, pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës si marinar. I riu u transportua menjëherë drejt spitalit të Durrësit, por ndërroi jetë rrugës për në urgjencë.

Pas  hetimeve për rastin policia arrestoi kapitenin dhe inxhinierin e anijes, shtetasit me iniciale A. Z., banues në Azerbajxhan, dhe D. L., banues në Gjeorgji. “Ata akuzohen për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, pasi dyshohet se nuk kanë respektuar standardet e sigurisë gjatë operacioneve në bord”, thuhet në njoftimin e Policisë së Durrësit.

Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te masat e sigurisë në vendet e punës në sektorin detar, ku shpeshherë incidentet ndodhin për shkak të mungesës së standardeve teknike dhe trajnimit të personelit. Grupi hetimor po bashkëpunon me autoritetet portuale për të verifikuar mënyrën e menaxhimit të punimeve në bord dhe respektimin e rregullave të sigurisë.

Rasti i fundit vjen pas disa ngjarjeve të tjera tragjike në Portin e Durrësit gjatë viteve të fundit, ku punonjës kanë humbur jetën në vendin e punës. Në prill të vitit 2022, një 19-vjeçar u godit për vdekje nga një vinç gjatë punimeve të ngarkim-shkarkimit, ndërsa në shtator 2024 një marinar 22-vjeçar humbi jetën në rrethana të ngjashme, duke rihapur shqetësimet për mungesën e standardeve të sigurisë në sektorin detar./BIRN/

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme