Kronika 13 September 2025, 15:07 Nga VNA

Arrestohen dy hajdutët në Cërrik, njëri prej tyre me precedent penal

Ndaje në Whatsapp
Arrestohen dy hajdutët në Cërrik, njëri prej tyre me

Dy shtetas janë arrestuar nga policia në qytetin e Cërrikut, pas hetimeve për dy raste të ndara vjedhjeje të ndodhura gjatë javëve të fundit. Sipas burimeve zyrtare, një nga të arrestuarit rezulton të jetë person me precedentë penalë për vepra të ngjashme.

Njëri prej të ndaluarve është Xh. S., 35 vjeç, banues në Cërrik, i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje të njëpasnjëshme në një supermarket të qytetit. Sipas hetimeve paraprake, ai ka marrë produkte me një vlerë totale prej rreth 100 mijë lekësh të rinj gjatë një periudhe dyjavore. Burime nga Policia bëjnë me dije se ai është i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Rasti i dytë ka ndodhur më 12 shtator, kur një qytetar 62-vjeçar, identifikuar si A. H., denoncoi vjedhjen e telefonit të tij celular. Si i dyshuar për këtë ngjarje është arrestuar K. M., 31 vjeç, po ashtu banues në Cërrik.

Policia e Cërrikut njofton se hetimet janë ende në vijim për të zbuluar nëse të ndaluarit mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje në zonë.

Ndaj të dyshuarve janë përgatitur materialet procedurale, të cilat i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme