Kronika 27 November 2025, 09:16 Nga VNA

Arrestohen dy braziliane në Durrës, apartamenti i marrë me qira përdorej për prostitucion dhe drogë

Ndaje në Whatsapp

Arrestohen dy braziliane në Durrës, apartamenti i marrë me qira

Dy shtetase braziliane janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se kishin marrë me qira një apartament në lagjen nr. 2 të qytetit dhe e përdornin për ushtrim prostitucioni dhe konsum droge. Operacioni policor i koduar “STORM” çoi gjithashtu në procedimin penal të një 22-vjeçari për përfshirje në prostitucion.

Sipas njoftimit zyrtar, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale dhe Prokurorinë, finalizoi fazën e dhjetë të operacionit pas një hetimi disa-javor të kryer me metoda proaktive për veprat penale “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e ambienteve për përdorim droge”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetaset B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja me origjinë nga Brazili. Ndërsa shtetasi K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, u procedua në gjendje të lirë.

Gjatë ndërhyrjes, të dyja të arrestuarat refuzuan të hapnin derën e apartamentit, e cila u çel më pas me ndihmën e zjarrfikësve. Hetimet zbuluan se apartamenti i marrë me qira shërbente si ambient për ushtrim prostitucioni dhe përdorim lëndësh narkotike.

Policia sekuestroi si prova materiale dy pasaportat e shtetaseve braziliane, një shumë parash në euro dhe lekë, tre telefona celularë, një bllok shënimesh, disa karta SIM, si dhe dy sasi të vogla kanabisi dhe çokollatë me përmbajtje kanabisi.

Materialet u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme