Kronika 21 February 2026, 11:06 Nga VNA

Arrestohen 18 protestues në Tiranë, procedohet në gjendje të lirë Klevis Balliu si organizator

Ndaje në Whatsapp
Arrestohen 18 protestues në Tiranë, procedohet në gjendje të

Policia e Tiranës njoftoi se ka arrestuar 18 persona, tre prej të cilëve të mitur të cilët hodhën lëndë piroteknike, molotovë, dhe sende të forta si dhe kundërshtuan uniformat blu gjatë tubimit të zhvilluar nga opozita më 20 shkurt.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me veprimet e kundërligjshme të kryera nga një grup protestuesish gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga subjekti politik Partia Demokratike, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që kishin marrë masa për ruajtjen e institucioneve shtetërore, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve përreth territorit ku po kryehej tubimi, si dhe kanë hedhur drejt punonjësve të policisë dhe institucioneve lëndë djegëse (molotovë) dhe sende të forta drejt tyre, arrestuan në flagrancë 18 shtetas, si dhe u proceduan penalisht 27 shtetas të tjerë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa deputeti demokrat Klevis Balliu, po hetohet në gjendje të lirë si organizator.

“Nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Klevis Balliu deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, theksohet më tej. Policia deklaroi se ka sekuestruar 25 molotovë të pashpërthyer. Ndërkohë opozita akuzon policinë për veprime të dhunshme ndaj qytetarëve.

Protestuesit e arrestuar:

Vilson Isha

Egli Xhaferi

Krenar Nela

Riza Isenlikaj

Alvaro Karrata

Kujtim Kothi

Fatmir Dodaj

Bledar Bivja

Ardian Deda

Dionis Gremi

Abdulla Isha

Edvin Cato

Robert Patuçi

Marsel Kuçi

Agim Deda

(3 të tjerë të mitur)

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme