Kronika 7 September 2025, 11:19 Nga VNA

Arrestohen 14 persona të dyshuar për trafik droge në Malësi të Madhe, sekuestrohen 10 mijë rrënjë kanabis

Ndaje në Whatsapp
Arrestohen 14 persona të dyshuar për trafik droge në Malësi

Rreth 14 persona të dyshuar për veprimtari kriminale janë vënë në prangat e policisë gjatë një aksioni ku u sekuestruan afro 10 mijë rrënjë kanabis sattiva në Bajzë të Malësisë së Madhe.

Të arrestuar janë  shtetasit: Elez Çulaj, Muho Culaj, Fatmir Senaj, Drita Senaj, Rezarta Jacaj, Kujtim Laçaj, Elfajed Halaj, Agron Laçaj, Adrian Çekaj, Gjelin Çekaj, Miranda Çekaj, Pjetër Çekaj, Çun Halaj dhe një 17- vjeçar.

Një pjesë e sasisë së kanabisit ishte mbjellë në një mjedis të hapur dhe një pjesë tjetër në një serë aty afër. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kultivimit të kanabisit dhe personave të përfshirë.

Ditët e fundit policia ka goditur edhe dy raste të tjera në Malësinë e Madhe, njëra me 2 mijë rrënjë dhe tjetra me afro 5 mijë rrënjë kanabis.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme