Kronika 4 August 2025, 10:12 Nga VNA

Arrestimi i të shumëkërkuarit Flodian Plaku, policia: Kishte armën me fishek në fole, gati për qitje

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i të shumëkërkuarit Flodian Plaku, policia: Kishte

Policia e Vlorës reagoi lidhur me arrestimin e Flodian Plakut, një prej personave më të kërkuar në vend, i cili akuzohet për ekzekutimin mafioz të Gentjan Bejtjas në fshatin Larush, por edhe ngjarje të tjera kriminale në Vlorë e jashtë saj. Sipas drejtorit të Policisë së Vlorës, Elidon Cela, aksioni i koduar “Eterna” ishte me një rrezikshmëri të lartë, pasi në momentin e arrestimit, Flodian Plaku, i njohur edhe me emrat Florjan Serjani (Mamo), kishte pistoletën me fishekë në fole, gati për të shtënë.

“Ky shtetas akuzohet për vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja, më datë 15.03.2024, i cili u qëllua me armë zjarri brenda rrethimit të banesës së tij. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar te banesa e viktimës me një automjet tip ‘Land Rover’ dhe pas kryerjes së vrasjes janë larguar në fshatin Hasan, ku kanë djegur automjetin”, deklaroi Cela.

Në momentin e arrestimit dhe në ambientet ku qëndronte Plaku iu gjetën armë dhe 25,000 euro cash, për të cilat po hetohet burimi i dyshuar kriminal, si dhe 7 celularë.

“Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej, së bashku me shtetasin Flodian Plaku, u kap edhe shtetasi Julian Aliaj alias Julian Pashaj, 43 vjeç, i cili gjatë operacionit u kap me një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë”, theksoi drejtori i policisë.

Sipas policisë u arrestuan edhe 4 persona që kanë ndihmuar Plakun të fshihet. “Gjatë hetimeve të thelluara mbi këtë rast, u evidentua se shtetasit A. L., 36 vjeç, banues në Vlorë, A. D., 31 vjeç, banues në Vlorë, dhe L. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e shtetasit në kërkim Flodian Plaku. Ata u arrestuan në flagrancë për veprën penale ‘Përkrahja e autorit të krimit’”, përfundoi policia.

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme