Kronika 10 September 2025, 09:56 Nga VNA

Arrest shtëpie për avokatin Besart Logu, dyshohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Ndaje në Whatsapp
Arrest shtëpie për avokatin Besart Logu, dyshohet për ushtrim

Gjykata e Posaçme cakton masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj avokatit Besart Logu, ndaj të cilit rëndojnë dyshimet për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Gjykata ka urdhëruar kontroll në zyrën e tij të punës.
Besart Logu dyshohet se mori 8 mijë euro duke i premtuar një të akuzuari se do të ndikonte në prokurorinë e Tiranës dhe gjykatën për t’i ndryshuar masën nga arrest në burg në një masë më të lehtë. Personi akuzohej për mashtrim me TVSH.

Reagimi 

Avokati Besart Logu ka reaguar në rrjetin e tij social, Facebook, lidhur me masën e sigurisë “arrest shtëpie” që SPAK lëshoi sot ndaj tij.

Screenshot_18Logu dyshohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm pasi akuzohet se i mori një klienti 8 mijë euro.

Besart Logu u denoncua nga një shtetas italian të arrestuar për mashtrim me TVSH. Ai akuzohet se i mori klientit italian 8 mijë euro për të ndikuar te prokurorë e gjyqtarë të Tiranës që t’i lehtësonte masën e sigurisë.

Sakaq ai ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë ndaj tij, duke thënë se është i gatshëm të përballet me akuzat.

“Kështu, jam i gatshëm të përballem me këtë akuzë sepse jam i bindur në një të vërtetë absolute:

▪︎ Nuk kam marrë para për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

▪︎ Nuk kam takuar asnjë zyrtar drejtësie

▪︎ Si dhe nuk është marrë mbrapsht asnjë shërbim i kundraligjshëm.

Këtë e provon çështja në fjalë dhe e gjithë ecuria e saj. I vetmi problem momental për mua është shqetësimi i krijuar tek familja e tek të njohurit të cilët gjej rastin t’i falenderoj per suportin moral që më kanë dhënë”, shkruan avokati.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme