Kronika 14 January 2026, 14:00 Nga VNA

Arratisja e Altin Ndocit/ Drejtoria e Burgjeve pezullon zinxhirin drejtues të burgut të Durrësit, arrestohen disa punonjës

Ndaje në Whatsapp

Arratisja e Altin Ndocit/ Drejtoria e Burgjeve pezullon zinxhirin drejtues

Tetë zyrtarët e arrestuar pas arratisjes spektakolare nga spitali i Durrësit i Altin Ndocit, kanë shpërdoruar detyrën, pasi jo vetëm që nuk njoftuar drejtorinë e Burgjeve për vizitat e planifikuara mjekësore, por as policinë e Shtetit.

Kështu rezulton nga hetimet paraprake të SHCBA kryer në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit.

Në pranga kanë përfunduar zv.shefi i policisë së Burgut, Dezdemon Pazaj, kryeinfermieri, Aulon Quku, si dhe 6 policët që kanë bërë shoqërimin e Ndocit nga paraburgimit drejt spitalit.

“Me 13.01.2026, i paraburgosuri ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili ka rekomanduar konsultë me mjek kirurg.Nga strukturat përkatëse të IEVP Durrës (shërbimi shëndetësor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor) janë hartuar aktet përkatëse dhe është planifikuar shoqërimi për vizitë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, sipas itinerarit: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP, brenda së njëjtës ditë.

I paraburgosuri është paraqitur në pavionin infektiv për marrjen e trajtimit mjekësor. Pas vizitës mjekësore nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 (dy) orësh”, njoftoi drejtoria e Burgjeve.

Nga hetimet rezulton se gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, shtetasi Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet.

“ Ai është shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, por gjatë këtij momenti ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit, duke arritur të arratiset”, thuhet në njoftimin e DPB.

Ndoci arriti t’i shpëtonte policisë së burgjeve dhe në parkim e priste një makinë që e largoj në drejtim të Spitallës. Ai nuk është arrestuar ende, pavarësisht kërkimeve të policisë.

Grupi hetimor po verefikon edhe urdhrat e trasferimit të tij nga 313 drejt paraburgimit të Durrësit para 5 vitesh, pasi një i paraburgosur me rrezikshmëri të lartë shoqërore, nuk mund të izolohet në një institucion të një sigurie të ulët.

Altin Ndoci po gjykohet në kuadër të procesit “Plumbi i Artë për vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Urucit. Ndërsa akuzohet për disa vrasje të tjera në kuadër organizatës kriminale të drejtuar nga Franc e Hajdar Copja.

Të arrestuar:

* Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;

* Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

Të pezulluar nga detyra:

* z. Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP Durrës;

* z. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;

* z. Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);

* znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;

* z. Aulon Quku – Kryeinfermier;

* z. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* z. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* z. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* z. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* z. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* z. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

* znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme