Kronika 9 September 2025, 13:59 Nga VNA

I besuari i Ibrahim Licit dhe kundërshtar i Bajrave/ Kush është Barush Bregu që ndihmoi autorin e masakrës në Shkodër

Ndaje në Whatsapp
I besuari i Ibrahim Licit dhe kundërshtar i Bajrave/ Kush është

Ky është Barush Bregu alias Bajram Bregu, një nga njerëzit e besuar të Ibrahim Licit, armik i përbetuar me Bajrat, që jeton në arrati prej vitesh. Bregu, u shpall në kërkim nga policia bashkë me një 17-vjeçar pasi dyshohen si bashkëpunëtorë të Ragip Gilës, 28-vjeçarit që kreu masakrën e Shkodrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur.

Ndaj Bregut janë ngritur akuzat e “krijimit të kushteve për të kryer vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje”. Në fakt, ai është një emër i njohur dhe skeduar me herët nga policia.

Në vitin 2016, Barush Bregu është dënuar me 4 vite burgim për cështje droge dhe armëmbajtje pa leje. Në 2018, gjurmët e gishtërinjve të tij u zbuluan në një armë në mesin e një arsenali që u gjet në bazat e grupit Lici, në të cilët u ushtrua kontroll pas vrasjes së Fatbardh Licit, xhaxhait të Ibrahim Licit. Për  vrasjen e Fatbardh Licit, SPAK akuzon Safet e Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin.

Në mars të 2019 në Shkodër u ekzekutuan Ibrahim dhe Astrit Bilali, babai dhe xhaxhai i Astmer Bilalit dhe dyshimet ranë mbi Ibrahim Licin, ndërsa Barush Bregu u dyshua si bashkëpunëtor, por për Licin nuk pati akuzë zyrtare. Në 2024 Barush Bregu i shpëtoi ndjekjes së policisë pasi aksidentoi automjetin zyrtar dhe u largua. Ai dyshohet të jetë i përfshirë në krime të rënda dhe konsiderohet për momentin si krahu i djathatë i Ibrahim Licit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme