Kronika 13 January 2026, 12:52 Nga VNA

Përmbytjet vijojnë edhe pas ndalimit të reshjeve, Semani del nga shtrati në Fier dhe Dimal

Ndaje në Whatsapp

Përmbytjet vijojnë edhe pas ndalimit të reshjeve, Semani del nga

Ndonëse reshjet e shiut kanë pushuar, banorët në disa zona të vendit vijojnë të përballen me përmbytjet, të shkaktuara nga rritja e prurjeve të lumenjve, veçanërisht në qarkun e Fierit dhe atë të Beratit.

Çarja e argjinaturës së lumit Seman ka sjellë dëme të konsiderueshme për banorët e fshatit Haskutras, në njësinë administrative Libofshë të Fierit. Sipas banorëve, përmbytjet janë pasojë e hapjes së portave shkarkuese të hidrocentralit të Banjës, çka ka rritur ndjeshëm prurjet e lumenjve Devoll dhe Seman, duke përmbytur zona të Kuçovës dhe Fierit.

Megjithëse ishin paralajmëruar nga autoritetet, banorët thonë se dëmet në banesa, bujqësi dhe blegtori janë të shumta, ndërsa situata është rënduar nga prurjet e vazhdueshme të lumit Seman. Forcat e policisë kanë njoftuar familjet që në orët e para të mëngjesit të largohen dhe të marrin masa për mbrojtjen e pasurive.

“Ishte policia sot në mëngjes dhe na paralajmëroi të largohemi dhe t’i ngremë mobiliet sa më lart që të mos i kapë uji. Pulat, po të dalin nga koteci, mbyten. Janë rreth 50–60 krerë. Më janë përmbytur rreth 27 dynym tokë”, shprehet një banor i zonës.

Ndërkohë, një tjetër banor tregon për dëme të mëdha në blegtori dhe bletari: “Tani nuk rregullohet gjë më. Më janë përmbytur 15 koshere me bletë dhe janë mbytur rreth 50 shpendë”.

Situatë e rënduar paraqitet edhe në fshatin Hinkë, në Bashkinë Dimal, ku lumi Seman ka dalë nga shtrati, duke përmbytur sipërfaqe të mëdha me sera, toka të mbjella dhe parcela me agrume. Kjo është hera e tretë brenda një muaji që kjo zonë përmbytet, ndërkohë që, ndonëse reshjet kanë dy ditë që kanë pushuar, prurjet e lumit vijojnë të mbeten të larta. Banorët ngrenë dyshime se situata lidhet me hapjen e portave të hidrocentralit të Banjës.

Më e rënduar situata paraqitet për kultivuesit e agrumeve, ku me qindra hektarë janë nën ujë, duke shkaktuar dëme të ndjeshme ekonomike. Fermerët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet lokale dhe strukturat përkatëse për marrjen e masave mbrojtëse dhe për përballimin e pasojave të përmbytjeve.

Përmbytjet vijojnë edhe pas ndalimit të reshjeve, Semani del nga

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme