Kronika 30 Dhjetor 2025, 16:04 Nga VNA

Apeli i Tiranës rrëzon kërkesën e prokurorisë për të sekuestruar pasuritë e Elman Abules dhe Kristian Boçit

Ndaje në Whatsapp

Apeli i Tiranës rrëzon kërkesën e prokurorisë për

Gjykata e Tiranës nuk pranon kërkesën e prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të biznesmenit Elman Abule dhe shtetasit Kristian Boçi.

Bëhet fjalë për pasuri ne vlerën e 50 milionë eurove. Elman Abule njihej si një prej miqve të ngushtë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe po gjykohet në Gjykatën e Posacme në të njëjtën dosje me këtë të fundit për akuzën e pastrimit të parave.

Abule po hetohet për pastrim parash bashkë me Kristian Bocin edhe nga prokuroria e Tiranës. Biznesmeni Abule rezulton të jetë dënuar në 2007 në Belgjikë për veprën penale të “Vjedhje me thyerje ose duke përdorur çelësa të kopjuar” dhe “krijim bande kriminale”.

Kristian Boci ndërkohë ka qenë u arrestuar në Itali dhe dyshohet për lidhje me Eldi Dizdarin, ky i fundit i përfshirë në trafk ndërkombëtar kokaine.

NJOFTIM PËR SHTYP

Mbi interesin e shfaqur nga disa gazetarë, po ju referojmë informacionin zyrtar të dhënë nga ana e gjyqtarit të çështjes, si në vijim:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, mori në shqyrtim kërkësn e Prokurorisë për vendosjen e sekuestros ndaj shoqërive të personave nën hetim E. A., K. B., D. B., etj., fillimisht është gjykuar nga gjyqtarja L.Ç., e cila në përfundim të gjykimit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vendosjen e sekuestros.

Mbi bazën e ankimit që kanë bërë personat nën hetim, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur:

“Prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues…”

Gjithashtu mbi bazën e rekursit të bërë nga të hetuarit, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur “Mospranimin e rekursit...”

Më pas kërkesa e prokurorisë për vendosjen e sekuestros e kthyer për rigjykim i është caktuar me short elektronik gjyqtarit Altin Abdiu, i cili në zbatim dhe të orientimeve të vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në përfundim të gjykimit në “Dhomë këshillimi” ka vendosur, rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ky vendim i gjyqtarit nuk është ankimuar nga prokurorja e çështjes dhe vendimi ka marrë formë të prerë më datë 17.10.2025.

Bazuar në nenin 103, pika 2 e Kodit të Procedurës Penale: “Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake”. Vendimi ju komunikohet vetëm palëve.

Video

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme