Në Apelin e Posaçëm do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e ankimimit të Ilir Metajt kundër vendimit të GJKKO që refuzoi kërkesën e tij për zëvendësim të masës së sigurisë. Ish-presidenti kërkon zbutje të masës edhe kundrejt garancisë pasurore. Ai po gjykohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie dhe mbahet në paraburgim prej gati 2 vitesh.






















