Kronika 21 October 2025, 13:55 Nga VNA

Apeli i GJKKO urdhëron SPAK të nis hetimet për kryebashkiaken e Lushnjës, Eriselda Sefa

Ndaje në Whatsapp
Apeli i GJKKO urdhëron SPAK të nis hetimet për kryebashkiaken e

Gjykata e Posaçme e Apelit urdhëron SPAK të hetojë regjistrojë procedim penal ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa.

Kjo e fundit ishte kallëzuar nga një qytetar për akuzat e falsifikimit të dokumentave dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

SPAK kishte vendosur mosfillimin e procedimit penal për rastin në fjalë. Kallëzuesi iu drejtua gjykatës së Posaçme, e cila vendosi të miratonte vendimin e strukturës antikorrupsion. Apeli i Posaçëm e prishi këtë vendim duke urdhëruar SPAK të regjistrojë procedim penal dhe të nisë hetimet për rastin në fjalë.

Kryetarja e Bashkisë është kallëzuar lidhur me procedurën e dhënies me qiran ë një pasurie publike në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Njoftimi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, më datë 30.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 195 akti, datë 02.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e shtetasit A.H., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 268, datë 04.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Shfuqizimin e vendimit të mosfillimit të procedimit penal datë 24.04.2025, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me kallëzimin penal nr. 81, datë 14.04.2025” dhe vendosi:

- Ndryshimin e vendimit nr. 268, datë 04.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke pranuar ankimin e ankuesit A.H. dhe duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të regjistrojë procedimin penal dhe të kryeje hetime.

- Një kopje e vendimit t’iu komunikohet palëve.

U vendos në Tiranë, me datë 30.09.2025 ora 12:45.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme