Kronika 3 February 2026, 15:34 Nga VNA

Apeli i GJKKO shtyn vendimin për të pandehurit e AKSHI-t

Ndaje në Whatsapp

Apeli i GJKKO shtyn vendimin për të pandehurit e AKSHI-t

Apelin e GJKKO ka shtyrë vendimin për të pandehurit e AKSHI-t për masën e sigurisë. Vendimi do të shpallet më datë 5 shkurt.

Ish-drejtoresha Mirlinda Karçanaj përfaqësohej në seancë nga avokati i saj.

Prokuroret Bledar Maksuti dhe Altin Dumani kanë qënë të pranishëm dhe kërkuan të mbetet në fuqi masa e mëparshme.

Provat kishin të benin me disa dëshmi që kanë marrë gjatë kësaj periudhe prokurorët e SPAK.

Të dyshuarit akuzohen se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal dhe manipulonin tenderat nëpërmet pengmarrjes dhe shantazhit.

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e lënë në arrest shtëpie, akuzohet për tre vepra penale shkelje të barazisë në tendera, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal. Edhe ndaj zëvendëses së saj, Hava Delibashi rëndojnë të njëjtat akuza.

Ndaj zëvendës drejtorit të pezulluar për hetimin e Krimit në policinë e Tiranës, Erion Ismaili, i SPAK ka ngritur akuzat “konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës e kryer në formën e grupit kriminal, grup të strukturuar kriminal si edhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Në kërkim janë dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, për të cilët është dhënë masa e arrestit në burg, dhe që SPAK i akuzon për 6 vepra penale: pastrim parash, shkelje e barazisë në tendera e kryer në formën e bashkëpunimit të grupit kriminal, heqje e paligjshme e lirisë, konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.
Andis Papës, Gëzim Hoxhës dhe Rogers Rrytës iu është ndaluar dalja jashtë vendit dhe akuzohen për pastrim parash, grup të strukturuar kriminal si edhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, këta persona, duke vepruar si grup kriminal, kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara. Dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri akuzohen se përmes pengmarrjes e shantazheve kanë detyruar Gerond Meçen të tërhiqej nga tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Me ndihmën e drejtueseve të AKSHI, kriteret e tenderave përshtateshin në mënyrë të tillë që fitoheshin nga kompanitë e Ermal Beqirit, ndërsa dyshohet se grupi ka pastruar miliona euro.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme