Kronika 20 November 2025, 14:10 Nga VNA

E implikuar në vrasjen e Fatbardh Licit/ Apeli i GJKKO cakton masën “arrest në shtëpi” për ish-të dashurën e Safet Bajrit

Ndaje në Whatsapp

E implikuar në vrasjen e Fatbardh Licit/ Apeli i GJKKO cakton masën

Gjykata e Apelit të Posaçëm dërgon në arrest shtëpie ish të dashurën e Safet Bajrit, Eria Ago. Kjo e fundit dyshohet per implikim në vrasjen e Fatbardh Licit, xhaxhait të Ibrahim Licit kundërshtar i Bajrave. Për vrasjen akuzohen Safet e Behar Bajri si dhe Astmer Bilali.

Ago u arrestua në muajin mars të këtij viti, pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se ajo drejtoi një nga automjetet që u përdor për vrasjen e Fatbardh Licit. Pavarësisht se 31-vjeçarja i ka mohuar akuzat e prokurorisë për përfshirjen e saj në këtë ngjarje, pretendimet e saj nuk janë marrë parasysh nga gjykata.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme