Kronika 2 April 2026, 11:57 Nga VNA

Antiterrori rrit gatishmërinë pas paralajmërimit amerikan për kërcënim të mundshëm iranian

Ndaje në Whatsapp
Antiterrori rrit gatishmërinë pas paralajmërimit amerikan

Strukturat e Antiterrorit në Shqipëri kanë intensifikuar masat e sigurisë në institucionet diplomatike dhe pranë kampit të MEK, një ditë pas paralajmërimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për një kërcënim të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin.

Sipas burimeve, njësitë e Antiterrorit kanë zhvilluar takime me përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe asaj Izraelite për të koordinuar veprimet dhe për të rritur gatishmërinë ndaj çdo skenari të mundshëm.

Ndërkohë, Agjencia për Media dhe Informim e Qeverisë shqiptare i tha Radios Evropa e Lirë se agjencitë ligjzbatuese “nuk kanë asnjë informacion shqetësues” lidhur me paralajmërimin e ambasadës amerikane.

Megjithatë, pas sinjalizimit të SHBA-së për rrezik të mundshëm ndaj objekteve të lidhura me interesat amerikane dhe hapësirave publike në vend, masat e sigurisë janë rritur dukshëm në terren.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme