Një çantë e braktisur pranë qendrës “Galeria” (ETC) në Tiranë ka alarmuar policinë. Forcat antieksploziv janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe pritet të kryejnë një shpërthim të kontrolluar.
Mbetet e paqartë nëse çanta është harruar nga ndonjë qytetar apo nëse brenda saj ka lëndë shpërthyese. E gjithë zona është rrethuar nga forcat e rendit.
Detajet në përditësim.






















