Kronika 8 March 2026, 18:41 Nga VNA

Mesazhi i gabuar në WhatsApp i kushton shqiptarit 2 vite e 4 muaj burg, gjyqtarja: S’je kriminel i sofistikuar, bëre një budallallëk

Ndaje në Whatsapp
Mesazhi i gabuar në WhatsApp i kushton shqiptarit 2 vite e  4 muaj burg,

Të rikthehesh në burg dhe të dënohesh me 2 vite e 4 muaj, vetëm për shkak të një gabimi se kë ke përfshirë në një grup të ri në WhatsApp dhe çfarë mesazhi i ke dërguar. Kjo i ka ndodhur një shqiptari në Angli, i cili sapo kishte dalë nga burgu dhe tentoi ta niste nga e para shitjen e kokainës.

Mediat angleze raportojnë se Urim Pomari, i liruar së fundmi nga paraburgimi, bëri një gabim të rëndë.

Vetëm dy javë pas lirimit nga burgu, ai dërgoi një mesazh në grup me ofertën për shitje dozash kokaine, duke shtuar edhe një emoji dëbore, e cila përdoret si kod për kokainën.

Megjithatë, ai përfshiu gabimisht në këtë mesazh edhe numrin e telefonit të oficerit të shërbimit të provës, tek i cili duhej të paraqitej çdo javë.

Pasi u njoftua për mesazhin, policia bastisi shtëpinë e Pomarit në Ipswich, ku u sekuestruan kokainë, peshore dhe 1,255 paund para cash.

Ky gabim nuk kaloi pa u komentuar edhe nga gjyqtarja gjatë shpalljes së vendimit. Gjyqtarja Nicola Talbot-Hadley e kritikoi Pomarin duke thënë se ai “nuk është një kriminel i sofistikuar” dhe e quajti “veçanërisht budallallëk” faktin që i dërgoi mesazh oficerit të tij të provës. Në përfundim, Pomari u dënua me 2 vite e 4 muaj burg.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme