Kronika 23 January 2026, 12:26 Nga VNA

Andis Vokrri në “arrest me burg” për vrasjen e Petrit Ndout, dy të tjerë dyshohen për moskallëzim krimi

Ndaje në Whatsapp
Andis Vokrri në “arrest me burg” për vrasjen e Petrit

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Andis Vokrrin, i dyshuar për vrasjen Petrit Ndout pas një sherri që nisi për shkak të përfshirimit të makinave të autorit dhe viktimës. Andis Vokrri nuk e pranon vrasje, pasi thotë se nuk mban mend ta ketë goditur me çekiç Petrit Ndoun, pasi nuk kishte një të tillë me vete, por shprehet se ka pasur një konflikt fizik dhe verbal me. Në qeli u lanë dhe dy personat e tjerë, Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula, të cilët dyshohen për moskallëzim krimi. Të dy ata kanë pretenduar se u larguan nga vendi i ngjarjes nga frika dhe ndaj nuk e njoftuan policinë. Të rinjtë pretendojnë se kishin ndaluar në rrugë pasi kishin probleme me gomën e makinës. Ka të forta dyshime se kanë qenë nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme