Kronika 16 January 2026, 14:02 Nga VNA

Ambasada e SHBA shmang Ilir Prodën në ceremoninë e FBI për SPAK dhe BKH

Ndaje në Whatsapp

Ambasada e SHBA shmang Ilir Prodën në ceremoninë e FBI për

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka shpërndarë një video lidhur me përfundimin e trajnimit të udhëhequr nga FBI për hetuesit e SPAK dhe BKH, ku mbajti një fjalë edhe e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn.

Në pamjet e publikuara nga ceremonia, e zhvilluar në ambientet e Akademisë së Sigurisë, vihet re mungesa e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Ndërkohë, në aktivitet ishin të pranishëm drejtuesit e institucioneve kyçe në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve, përfshirë kreun e SPAK, Klodian Braho, drejtuesin e BKH, Joni Keta, si dhe drejtues të tjerë institucionalë. Nr.1 i Policisë së Shtetit ishte praktikisht “i fshirë” si nga takimi, ashtu edhe nga video-mesazhi i Ambasadës Amerikane.

Arsyet e mungesës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nuk dihen zyrtarisht, por shmangia e kreut të një prej institucioneve më të rëndësishme në vend, që ka rol kyç në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar, janë të qarta për ata që dinë të shohin përtej njoftimeve formale.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka çështje të hapura me drejtësinë. VNA ka raportuar më herët se SPAK i ka sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në kuadër të një hetimi për daljen e sekretit hetimor gjatë një aksioni, në kohën kur ai ishte drejtues i Policisë në Elbasan.

Emri i Prodes është përfolur gjithashtu për lidhje me personazhe të krimit të organizuar, si dhe për përgjegjësinë direkte të tij në ditën kur mbështetësit e Erion Veliajt cenuan perimetrin e sigurisë së Prokurorisë së Posaçme gjatë seancës për masën e arrestit ndaj tij. Emri i Ilir Prodes rezulton aktiv edhe në dosje të tjera të nxehta që ndodhen në duart e prokurorëve.

Këto zhvillime duket se kanë çuar në shmangien e tij nga aktivitetet zyrtare të Ambasadës së SHBA-së, e cila së fundmi po mbështet pa dorashka SPAK dhe BKH në hetimet dhe punën që po kryejnë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme