Kronika 14 October 2025, 16:57 Nga VNA

Altin Dumani raporton tek Ligjet: 10 zyrtarë që kanë ndikim të drejtpërdrejt në qeverisjen publike, janë dënuar me vendim të formës së prerë

Ndaje në Whatsapp
Altin Dumani raporton tek Ligjet: 10 zyrtarë që kanë ndikim

Kreu i SPAK Altin Dumani ka raportuar në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e institucionit që drejton, për vitin 2024. Dumani u shpreh se në vitin 2024 janë 10 funksionarë të lartë për të cilët ka pasur vendim të formës të prerë nga gjykatat.

Siç tha ai, sa i takon matjes së nivelit të rriskut, rezultatet tregojnë nivel të lartë dhe të qëndrueshëm rreziku, zgjerimi në disa kategori krimesh.

Po ashtu, ai theksoin se këta persoan kane qenë zyrtarë me ndikim të drejtpërdrejt në qeverisjen publike, integritetin institucional dhe ekonominë kombëtare.

“Sa i takon korrupsioni, gjatë vitit 2024 treguesit tregojnë një tendencë në rritje të luftës kundër korrupsionit të funksionarëve publikë. Këto të dhëna tregojnë se nga totali i çështjeve në hetim, vetëm rreth 5.9% janë kërkuar të pushohen dhe 12.3% janë transferuar në Prokurorit e Juridiksionit të Përgjithshëm, rreth 1% janë pezulluar ndërsa rreth 67.4% të çështje mbeten pjesë  e hetimeve për vitin 2025.

Në vitin 2024 janë 10 funksionarë të lartë për të cilët ka pasur vendimi të gjykatave që kanë marrë formë të prerë. Për sa i takon matjes së nivelit të rriskut, tregojnë nivel të lartë dhe të qëndrueshëm rreziku, zgjerimi në disa kategori krimesh dhe me ndikim të drejtpërdrejt në qeverisjen publike, integritetin institucional dhe ekonominë kombëtare”, tha Dumani.

Ndër të tjera, kreu i SPAK raportoi se gjatë vitit 2014, janë hetuar 854 procedime penale, ku në fushën e korrupsionit janë proceduar 33 ish-zyrtarë të lartë, prej të cilëve 19 të dërguar në gjykim dhe 10 të dënuar me vendim të formës së prerë.

“Gjatë vitit 2014, janë hetuar 854 procedime penale, nga të cilët 526 të mbartura nga 2023 dhe 328 të regjistruar në vitin 2024. Krahasuar me një vit më parë, ka një rritje me 9.7% të procedimeve të reja, dhe 13% të hetimeve të përfunduara.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme