Politika 31 July 2025, 11:33 Nga VNA

Altin Dumani konfirmon: SPAK nuk ka qenë pjesë e grupit të punës për Kodin e ri Penal. Ka nevojë për ndryshime por jo për Kod të ri

Ndaje në Whatsapp
Altin Dumani konfirmon: SPAK nuk ka qenë pjesë e grupit të

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka reaguar sot për herë të parë lidhur me draftin e ri të Kodit Penal, gjatë një takimi me gazetarët ku u ndal te mënyra se si është ndërtuar dhe komunikuar kjo nismë ligjore. Ai konfirmoi se SPAK nuk ka qenë i përfshirë në hartimin e draftit dhe se institucioni që ai drejton ende nuk e ka marrë zyrtarisht dokumentin për të dhënë mendim.

“Ne nuk jemi përfshirë në hartimin e këtij drafti. Ende nuk na është vënë në dispozicion. Kur të na vihet në dispozicion, do të japim mendimin tonë”, deklaroi Dumani.

Shefi i SPAK theksoi se debati për një kod të ri penal është i pritshëm, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë shoqëror, por sipas tij, diskutimi duhet të kishte nisur ndryshe: me një pyetje thelbësore – A ishte vërtet i nevojshëm një kod i ri penal?

“Mendoj se ka nevojë për ndryshime, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që duhet një kod krejtësisht i ri. Duhej bërë një debat i gjerë: a mund të bëheshin ndryshimet në Kodin aktual?” – u shpreh Dumani.

Ai tha se ka ndjekur edhe reagimin e Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela dhe shtoi se në disa aspekte është dakord me qëndrimet e tij.

Qëndrimi i Dumanit shton zërat institucionalë që kërkojnë më shumë transparencë dhe përfshirje në reformimin e legjislacionit penal, një proces që tashmë ka ngjallur reagime të shumta brenda sistemit të drejtësisë dhe më gjerë.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme