Kronika 27 January 2026, 16:04 Nga VNA

Akuzohet se ishte pjesë e grupit që donte të vriste vëllezërit Bami, ekstradohet nga Zvicra Jozi Kraja

Ndaje në Whatsapp

Akuzohet se ishte pjesë e grupit që donte të vriste

Ekstradohet nga Zvicra, shtetasi Jozi Kraja. Ai akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që tentoi të vriste vëllezërit Durim e Valter Bami, të konsideruar si të fortët e Niklës.

Ndaj tij Gjykata e Posaçme me vendimin e datës 15.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës dhjetor 2020-maj 2024, ka siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e vëllezërve Durim e Valter Bami.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme