Kronika 29 January 2026, 13:53 Nga VNA

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim ish-drejtuesin e Prokurorisë Sarandë, një avokat dhe dy biznesmenë

Ndaje në Whatsapp

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim ish-drejtuesin e

SPAK përfundoi hetimet dhe dorëzoi për gjykim dosjen penale ndaj ish-drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llahon, avokatit Clirim Shahini (më herët ka ushtruar funksionin e prokurorit) dhe dy biznesmenëve Vasil bakallu e Pando Papuçi. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, apo funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë”, në bashkëpunim, si dhe “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”.

Sipas SPAK kallëzuesi, shtetasi M.A është hetuar penalisht nga Prokurori Kledian Llaho, në kuadër të një hetimi penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë është dokumentuar fakti penal se prokurori, Kledian Llaho ka qenë i njëanshëm në hetimin e procedimit penal nr.774/2021. Qëndrimi i tij lidhet me marrëdhënien që familja e kallëzuesit (shtetasit M.A) kishte me vjehrrin e prokurorit, sepse ishte qiramarrës i një objekti hotel, në pronësi të vjehrrit të prokurorit. Shtetasi M.A kishte njohur investimin e kryer dhe për rrjedhojë detyrimin ndaj qiramarrësve në shumën prej 1.800.000 (një milion e tetëqind mijë) lekë.

Prokuroria e Posaçme thotë se ka dokumentuar faktin penal se prokurori Kledian Llaho, në cilësinë e prokurorit të çështjes, i ka kërkuar palës së hetuar t’i kthejë vjehrrit të tij shumën prej 1.800.000 përmes të njohurit të tij shtetasit, Vasil Bakalli, me qëllim lehtësimin e pozitës proceduariale të të hetuarit M.A, në kuadër të procedimit penal në ngarkim të tij.

Njëkohësisht, i hetuar në procedimin penal të Prokurorisë Sarandë ishte edhe shtetasi Pando Papuçi, i cili i ka dorëzuar shtetasit, Vasil Bakalli dhe Kledian Llaho, në formën e rryshfetit, shumën prej 30.000 (tridhjetë mijë) euro,  me qëllim që këta të fundit të ushtronin ndikim të paligjshëm tek prokurorja e çështjes, për të lehtësuar pozitat proceduriale të këtij të pandehuri. Nga ana e shtetasit Pando Papuçi i ka paguar në formën e rryshfetit dhe vlerën prej 25.000 eurosh, avokatit të tij Çlirim Shahini, i cili i ka premtuar se do të ushtrojë ndikim të paligjshëm tek gjyqtarja e çështjes në ngarkim të këtij të fundit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme