Kronika 11 December 2025, 17:03 Nga VNA

Akuzat për trafik të lëndëve narkotike, GJKKO vendos arrest në burg për 10 anëtarët e grupit kriminal “Rraja”

Ndaje në Whatsapp

Akuzat për trafik të lëndëve narkotike, GJKKO vendos arrest

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme dhe ka vendosur vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për 10 anëtarët e grupit kriminal të njohur si “Rraja”.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në Kodin e Procedurës Penale dhe ligjin penal për grupet e strukturuara kriminale. Personat e përfshirë, mes të cilëve Islam Sefa (alias Xaka), Rexhep Rraja, Agim Nina (alias Lorenc Selmani), Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj (alias Çoku), Aldo Gjini (alias Iamandri), Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati, dyshohen për kryerjen e veprave penale të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim dhe në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal.

Gjykata konfirmoi gjithashtu arrestimin në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për Marvin Bushatin, i dyshuar edhe për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

SPAK goditi grupin kriminal në Fushë-Krujë, ku mes të arrestuarve ishte edhe djali i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja. Grupi “Rraja” është akuzuar për trafik droge nga viti 2020 dhe si grup i strukturuar kriminal.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme