Kronika 16 December 2025, 11:14 Nga VNA

Akuza e re ndaj Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit/ Biznesmeni Gerond Mece u kërcënua për t’u larguar nga tenderat e AKSHI-t

Ndaje në Whatsapp
Akuza e re ndaj Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit/ Biznesmeni Gerond Mece u

Detaje të reja dalin nga hetimet e SPAK lidhur me aferën e tenderave në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ku në qendër të akuzave janë Ergys Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiri.

Sipas akuzës, Ergys Agasi, në bashkëpunim me Ermal Beqirin dhe me ndihmën e strukturave të Policisë së Shtetit, akuzohet se ka marrë peng biznesmenin Gerond Mece, i cili në atë periudhë ishte fitues i disa tenderave në AKSHI. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se Mece është kërcënuar dhe shantazhuar, me qëllim që të tërhiqej nga çdo procedurë tenderimi.

Pas presionit dhe kërcënimeve, biznesmeni Gerond Mece është detyruar të largohet nga garat publike, duke hequr dorë nga pjesëmarrja në tendera. Më pas, sipas SPAK, tenderat janë fituar nga kompanitë e lidhura me Ermal Beqirin, duke i kaluar procedurat në një dorë të vetme.

Hetimet po shqyrtojnë rolin konkret të Policisë së Shtetit në këtë skemë, si dhe mënyrën se si është ushtruar presioni ndaj biznesmenit Mece. Këto akuza rëndojnë më tej pozitën e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, të cilët dyshohen për përfshirje në një skemë të mirëorganizuar për kontrollin e tenderave publikë në AKSHI, përmes shantazhit, kërcënimit dhe favorizimit të kompanive të lidhura me ta.

SPAK po vijon hetimet për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, shkeljes së barazisë në tendera dhe bashkëpunimit kriminal, ndërsa priten masa të tjera procedurale në vijim.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme