Kronika 13 April 2026, 23:07 Nga VNA

Aksioni ndaj call center-ave në Tiranë, disa të arrestuar

Ndaje në Whatsapp
Aksioni ndaj call center-ave në Tiranë, disa të arrestuar

Prokuroria e Tiranës ka ndërmarrë një operacion të koordinuar ndaj disa call center-ave të dyshuar për përfshirje në një skemë mashtrimi ndërkombëtar, duke çuar në arrestimin e disa personave të lidhur me aktivitetin e dyshimtë. Deri më tani janë vënë në pranga:

Eduart Dalla
Tedi Agastra
Mateo Hoxha

Sipas burimeve hetimore, operacioni është shtrirë në disa ambiente të përshtatura si call center, të shpërndara në zona të ndryshme të kryeqytetit. Dy prej tyre ndodheshin në një kompleks biznesi në Tiranë, ndërsa një tjetër në afërsi të Kopshtit Zoologjik.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga autoritetet, është sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash, rreth 1 milion euro cash, që dyshohet se lidhen me aktivitetin e paligjshëm.

Hetimet paraprake sugjerojnë se skema kishte në shënjestër shtetas të huaj, përfshirë qytetarë nga Austria, Italia, Spanja, Greqia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas dyshimeve, ata janë mashtruar përmes metodave të ndryshme telefonike të përdorura nga operatorët e call center-ave.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme