Kronika 11 Gusht 2025, 21:33 Nga VNA

Aksioni i SPAK për goditjen e grupit criminal/ Si Ervis Çela merr vendim të mos furnizojë me kokainë presidentin e klubit Erzeni: "Na detyrohet 7 mln euro"

Ndaje në Whatsapp
Aksioni i SPAK për goditjen e grupit criminal/ Si Ervis Çela merr

Ervis Çela, ish-rezident në Paraguaj, rezulton të jetë furnizuesi kryesor me kokainë i organizatës kriminale të drejtuar nga Franc Çopja, ky i fundit kreu i organizatës Çopja, si dhe për eksponentë të tjerë, sikurse është Fadil Balla, president i klubit sportiv Erzeni dhe pronar i kompleksit Ajman Park.

Grupi kriminal u godit nga SPAK, pasi nga hetimet rezultoi se ata kanë trafikuar 16 ton kokainë nga Amerika e Jugut drejt porteve të vendeve të BE-së, ndërsa kanë transferuar miliona euro dhe dollarë drejt Shqipërisë, Paraguajit, por edhe vendeve të tjera.

Në një nga bisedat mes Ervis Çelës, që konsiderohet si grosist kokaine, dhe vëllait të tij Ardjanit, që jeton në Paraguaj, flitet për një vendim për të ndërprerë furnizimin me kokainë të Fadil Ballës, pasi ai u kishte borxh mbi 7 milionë euro. Ndërsa për Franc Çopjën, shprehet se ka shlyer çdo detyrim.

Pjesë nga dosja

Më datë 15 tetor 2020, në orën 01:57:25, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij që jeton në Paraguaj, Ardjan Çela, me të cilin kryen një bisedë që lidhet me përfitimet financiare nga trafikimi i lëndëve narkotike. Ervisi e vë në dijeni Ardjanin se shtetasi Franc Çopja Gërgely do të dorëzojë në Shqipëri një shumë, e cila dyshohet të jetë 1 milion euro. Sipas Ervisit, Franci jo vetëm ka shlyer të gjitha detyrimet, por ka kredituar një shumë prej 2 milionë dollarësh.
Ervisi e informon gjithashtu vëllanë e tij në lidhje me shtetasin Fadil Balla, të cilit i referohet me emrin Jul (emri i mëparshëm i Fadil Ballës), se ky i fundit ka akumuluar një detyrim financiar shumë të lartë që arrin vlerën prej 7 milionë e 373 mijë eurosh. Kjo shumë dyshohet se lidhet drejtpërdrejt me trafikimin e lëndës narkotike. Nisur nga ky detyrim financiar i Fadil Ballës, Ervisi është shumë pranë vendimit për të mos e furnizuar më me lëndë narkotike.

Gjatë bisedës, Ervisi e pyet vëllain e tij nëse shuma prej 20 milionë, e cila dyshohet të jetë në monedhën dollar, është e mjaftueshme për t’u administruar në Paraguaj.

“Me kismet fundjavës t’i kaloj 1 milion në Shqipëri. I ka paguar krejt, ka 2 milionë plus këtej, por çon lekë është në Shqipëri,” shkruan Ervis Çela, i cili është nën akuzë bashkë me tre vëllezërit, ku vetëm njëri mbetet në kërkim, dy janë në burg, ndërsa vëllai i katërt ndodhet në arrest shtëpie. Fadil Balla, ndërkohë, ndodhet në arrati. Nga 14 anëtarë të grupit, 10 janë të arrestuar në Shqipëri apo ndodhen në burg në Belgjikë.

 

Video

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme