Kronika 24 November 2025, 15:12 Nga VNA

Aksioni i policisë dhe RENEA-s në Orosh, dyshohet se personat që ndodhen në banesë janë të armatosur

Ndaje në Whatsapp

Aksioni i policisë dhe RENEA-s në Orosh, dyshohet se personat që

Kanë dalë detaje të tjera në lidhje me operacionin policor që është duke u zhvilluar prej mëngjesit të sotëm në fshatin Orosh të Mirditës, ku forcat e rendit kanë rrethuar një banesë të braktisur prej kohësh, e cila ndodhet pranë shkollës së fshatit.

Dyshohet se dy persona me rrezikshmëri të lartë janë strehuar në këtë banesë prej rreth një muaji. Njëri prej tyre ishte strehuar në banesën e gjyshit të tij.

Policia dyshon se personat mund të jenë të armatosur dhe për këtë ka kërkuar mbështetjen e forcave speciale RENEA.

Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme