Kronika 15 January 2026, 07:40 Nga VNA

Aksione policore për arrestimin e Altin Ndocit pas arratisjes nga spitali i Durrësit

Ndaje në Whatsapp
Aksione policore për arrestimin e Altin Ndocit pas arratisjes nga spitali i

Policia e Shtetit është duke zhvilluar aksione në disa zona me qëllim arrestimin e të akuzuarit Altin Ndoci nga spitali rajonal në Durrës, ku ishte dërguar për vizitë mjekësore. Kontrollet janë përqendruar në banesat e të dënuarve apo ish të dënuarve me të cilët Ndoci ka pasur kontakte apo njohje në paraburgim. Ditën e djeshme janë kryer kontrolle në Lezhë në bazat e një të dënuari, por pa rezultat.

Pas arratisjes së Ndocit janë arrestuar 8 zyrtarë të burgut Durrës, u shkarkua drejtori Indrit Cerloj, si dhe u pezulluan disa të tjerë. Ndoci akuzohet për disa vrasje të kryera në kuadër të organizatës “Copja”.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme