Kronika 16 December 2025, 09:12 Nga VNA

Aksion i BKH në Kodrën e Diellit / Arrest shtëpie për shefen e AKSHI Karcanaj, burg për Ergys Agasi e Ermail Beqiri

Ndaje në Whatsapp
Aksion i BKH në Kodrën e Diellit / Arrest shtëpie për shefen

Byroja Kombëtare e Hetimit ka zhvilluar një aksion në zonën e Kodrës së Diellit, në kuadër të një hetimi të drejtuar nga Prokuroria e Posaçme  që lidhet me dyshime për abuzime me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

SPAK ka lëshuar urdhërarrest për Ergys Agasin, ndërsa janë vendosur edhe disa masa sigurie për persona të tjerë të përfshirë në hetim, në lidhje me procedurat e prokurimit publik të AKSHI-it.

Në kuadër të këtij operacioni, është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Ermal Beqiri. Po ashtu, Mirlinda Karçanaj akuzohet për abuzim me tenderat e AKSHI-it, konkretisht për procedura që lidhen me mirëmbajtjen e serverave.

Drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj është me masën arrest shtëpie.

SPAK dhe BKH pritet të japin detaje shtesë mbi akuzat dhe shtrirjen e plotë të hetimit në orët apo ditët në vijim.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme