Kronika 2 September 2025, 08:43 Nga VNA

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Shkon në dy numri i viktimave

Ndaje në Whatsapp
Aksidenti tragjik në Vlorë/ Shkon në dy numri i viktimave

Numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur një ditë më parë në autostradën Levan–Vlorë ka shkuar në dy. Pas mesnate ka ndërruar jetë edhe pasagjeri që ndodhej në kamionçinën e përfshirë në përplasje, shtetasi Artan Muho. Ai u transportua në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Vlorës, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Kujtojmë se në aksident humbi jetën menjëherë drejtuesi i kamionçinës, i cili mbeti i bllokuar në mjet pas përplasjes. Ngjarja ndodhi mesditën e së hënës, pranë fshatit Panaja, kur një automjet tip Dacia, i drejtuar nga një shtetase e huaj, u përplas me kamionçinën, duke shkaktuar tragjedinë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme