Kronika 25 August 2025, 08:43 Nga VNA

Aksidenti i tmerrshëm/ Kush janë motrat Dhimaku që humbën jetën

Ndaje në Whatsapp
Aksidenti i tmerrshëm/ Kush janë motrat Dhimaku që humbën

Një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën dy motrave Dhimaku mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Sarandë–Delvinë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:15 në vendin e njohur si “Pularia”, ku mjeti tip Lancia, i drejtuar nga Ela Dhimaku, 22 vjeçe, u përplas me një automjet tip Audi, në drejtimin e Kevi Norrës, 23 vjeç. Nga përplasja fatale humbën jetën në vend Ela dhe Rezi Dhimaku, 20 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në makinë. Ndërkohë, një vajzë tjetër që udhëtonte bashkë me to, Antonela Zhupa, 24 vjeçe, mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë drejt Tiranës për trajtim mjekësor.

Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje për të nxjerrë trupat dhe për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve.

Shkaqet e aksidentit vijojnë të mbeten të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme