Kronika 28 November 2025, 17:49 Nga VNA

Aksident zinxhir në autostradën Elbasan–Tiranë, 10 makina të përfshira dhe trafik i paralizuar

Ndaje në Whatsapp

Aksident zinxhir në autostradën Elbasan–Tiranë, 10 makina

Një aksident zinxhir ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Elbasan–Tiranë, afër tunelit të Krrabës duke shkaktuar kaos në qarkullim.

Sipas informacioneve, rreth dhjetë automjete janë përfshirë në përplasjen e shumëfishtë, ndërsa tre prej tyre kanë përfunduar mbi njëra-tjetrën si pasojë e goditjes së fortë.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha. Në vendngjarje po punojnë Policia Rrugore dhe ekipet e emergjencës, të cilat po punojnë për normalizimin e trafikut dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Lëvizja në këtë segment është rënduar ndjeshëm, pasi fluksi i mjeteve në drejtim të Elbasanit është i lartë në këtë orar. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë sinjalizimet e përkohshme derisa qarkullimi të stabilizohet.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme