Kronika 7 September 2025, 15:16 Nga VNA

Aksident tragjik në Librazhd/ Makina rrokulliset 100 metra, shoferi në gjendje kritike

Ndaje në Whatsapp
Aksident tragjik në Librazhd/ Makina rrokulliset 100 metra, shoferi në

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në fshatin Zdrajsh të Librazhdit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në një terren të thepisur, duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e tij.


Shoferi është identifikuar si Esat Tahir Xherri i cili ka marrë plagë të rënda dhe fraktura të shumta. Ai është nxjerrë nga automjeti i dëmtuar rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur për rreth 100 metra në një zonë me terren të vështirë.

Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit erdhi si pasojë e shpejtësisë ose e gjendjes së amortizuar të rrugës.

 

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme