Kronika 23 January 2026, 18:21 Nga VNA

Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 20-vjeçari shqiptar Klaudio Gjoka nga Lezha

Ndaje në Whatsapp
Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 20-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e së enjtes në Itali, ku ka humbur jetën një i ri shqiptar. Viktima është Klaudio Gjoka, 20 vjeç, me origjinë nga Lezha, banues në Saluzzo.

Ngjarja tragjike u shënua rreth orës 11:30 në rrugën provinciale 589 (Saluzzo–Barge), në territorin e komunës Revello, në kilometrin e 53-të, pranë Abacisë së Stafardës. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti u shkaktua nga një përplasje e fortë ballë për ballë mes një kamioni dhe një automjeti tip “Audi”, që drejtohej nga i riu shqiptar.

Përplasja rezultoi fatale për 20-vjeçarin Klaudio Gjoka. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të emergjencës, për të riun nuk mund të bëhej asgjë dhe ai humbi jetën në vendngjarje.

Pas aksidentit, rruga u mbyll për disa orë, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe kaos në zonë. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Mediat italiane raportojnë se ky është rasti i parë fatal në rrugët e rajonit “Granda” për vitin 2026. 

Lajmi i hidhur është konfirmuar edhe nga familjarët e viktimës, ndërsa vëllai dhe të afërm të tjerë të Klaudio Gjokës kanë shprehur dhimbjen e tyre përmes postimeve prekëse në rrjetet sociale.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme