Kronika 14 February 2026, 16:02 Nga VNA

Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 16-vjeçari shqiptar Eljon Metaj

Ndaje në Whatsapp
Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 16-vjeçari shqiptar Eljon

Një aksident i rëndë automobilistik i ka marrë jetën 16-vjeçarit shqiptar Eljon Metaj në Greqi, ndërsa dy adoleshentë të tjerë mbetën të plagosur. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në rrugën “Dhimokratias”, në zonën Luca, në periferinë e Athinës. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej të rinjve kishte marrë nga çanta çelësat e automjetit të nënës së tij dhe, së bashku me dy shokët, kishte dalë për të lëvizur nëpër zonë.

Për shkaqe që ende po hetohen, automjeti që lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Si pasojë e përplasjes, 16-vjeçari Eljon Metaj humbi jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër u transportuan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia greke ka ndaluar drejtuesin e automjetit, ndërsa në spital janë shoqëruar edhe prindërit e tij për veprime të mëtejshme procedurale. Trupi i viktimës është dërguar në morg për ekzaminimet përkatëse.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit po kryhen nga Policia Rrugore e Drejtorisë së Policisë së Athinës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme