Kronika 21 October 2025, 18:48 Nga VNA

Aksident në Qafë Plloçë, automjeti përfshihet nga flakët

Ndaje në Whatsapp
Aksident në Qafë Plloçë, automjeti përfshihet nga

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Pogradec–Korçë, në zonën e njohur si Qafë Plloçë. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve është përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesit e automjeteve kanë arritur të dalin me shpejtësi nga mjetet dhe për fat të mirë nuk ka të lënduar. Megjithatë, dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit si dhe shkaqet që çuan në përplasjen mes mjeteve.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme